Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të trishtë familjar, duke shprehur keqardhjen për humbjen e maçokut të saj të dashur, Bruni.
Në një postim prekës në llogarinë e saj në Instagram, Rita ka ndarë disa fotografi të macokut të ndjerë, duke e kujtuar me fjalë të ngrohta dhe plot dashuri.
“Lamtumirë anëtarit të vetëm të familjes që gjithmonë na bashkonte të gjithëve. Të dua, Bruni! Kur kafshët shtëpiake largohen nga kjo botë, ato nuk na braktisin përgjithmonë – thjesht na shikojnë nga një vend tjetër, ndoshta më i rehatshëm për ta”, shkroi ajo.
Postimi i Ritës ka prekur ndjekësit e saj, të cilët i kanë shprehur mbështetje dhe ngushëllime për humbjen e kafshës së saj të dashur. Për këngëtaren, Bruni ka qenë më shumë se një kafshë shtëpiake – ai ishte pjesë e familjes dhe një simbol i dashurisë dhe unitetit mes tyre.
Rita, e cila njihet për dashurinë e madhe që ka për kafshët, shpesh ka ndarë momente të veçanta me macen e saj në rrjetet sociale, duke treguar lidhjen e ngushtë që kishte me të.
Ndarja nga jeta e Brunit është padyshim një moment i dhimbshëm për këngëtaren dhe familjen e saj. /Telegrafi/