Ajo i kaloi Krishtlindjet në Karaibe me familjen e saj, përpara se të shkonte në Los Angeles për të festuar Vitin e Ri në vitin 2020.
Dhe Rita Ora u kujdes që të gjithë sytë të ishin tek ajo, ndërsa mori vëmendjen me disa poza provokuese të publikuara së fundmi në Instagram.
Këngëtarja, 29 vjeçe, dukej e pabesueshme ndërsa shfaqte linjat e saj në një triko të bardhë me kurrizin zbuluar, shkruan DailyMail.
Ndërkohë në prapavijë dukej një panoramë e bukur para horizontit të qytetit të Los Angeles.
Rita përfundoi ansamblin e saj të rastësishëm me xhinse të ulëta dhe një gjerdan ari nga marka “Chanel”.
Ylli po përgatitet për paraqitjen e saj të rradhës në TV, si një nga gjyqtaret në serinë debutuese të “The Masked Singer”.
Kohët e fundit Rita pretendoi se ajo mendonte se një anëtar i familjes mbretërore ishte një nga interpretuesit sekret.
Këngëtarja shqiptaro-britanike është pjesë e këtij formati televiziv që sjell 12 fytyra të famshme duke kënduar ndërsa mbajnë të fshehur identitetin e tyre pas kostumeve mbresëlënëse.
Rita tha se supozimi i saj më i çuditshëm se kush ishte pas maskës së një interpretuesi ishte ‘një nga mbretërorët’ dhe shtoi se të qenit këngëtare ‘vërtet e ndihmoi atë’ kur deshifronte zërat e konkurentëve.
Rita është anëtare e juries në këtë program përkrah Jonathan Ross, 59 vjeç, prezantue Davina McCall, 52 vjeçe dhe aktorit Ken Jeong, 50 vjeç. /Telegrafi/