Rita Ora e ka filluar me suksese vitin e ri 2018. Pas paraqitjes në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy Awards, ajo ka ndarë edhe një lajm me publikon.
Këngëtarja shqiptare është renditur si e treta në aplikacionin muzikor të iTunes.
Në fakt, ajo është si e treta më e dëgjuara në klasifikimin e kategorisë së femrave.
“Sa bukur. Viti 2018 do të jetë i mrekullueshëm”, ka shkruar ndër të tjerash Rita në llogarinë personale të Instagramit.
Rita së fundi ka sjell këngën “For You”, së bashku me Liam Paynen, e cila është kolonë zanore e filmit ku do ta shohim edhe bukuroshen tonë, “Fifty Shades of Grey”.
Theksojmë se në vendin e parë është Camilla Cabello, e cila ka lënë pas Selena Gomezin gjersa në pozitën e katërt është Demi Lovato.
Ndryshe, biondina është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/