Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, këto ditë ka qëndruar në kontinentin aziatik.
Ajo atje ka realizuar disa koncerte, ndërsa është pritur shumë mirë nga mijëra fansa në Korenë e Jugut dhe në Japoni.
Rita është shpesh aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat momentet më të veçanta që kalon në çdo vend që e viziton.
Së fundmi, këngëtarja shqiptare vendosi që mëngjesin ta nisë me disa fotografi provokuese, të realizuar në një nga pareqt e Tokios.
Ajo do të përgatiet që sonte të mbajë koncertin e radhës atje, në kuadër të turneut “Pohenix”, përmes së cilit 28-vjeçarja ka promovuar albumin e saj më të fundit me të njëjtin titull.
Ndërkohë, Rita po vazhdon edhe të shijojë suksesin e projektit të saj më të fundit muzikor, “New look”, klipin e së cilit e realizoi në Dubai dhe u prit shumë mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/