Site icon Telegrafi

Rita Ora e nis ditën në palestër, shfaqet natyrale e në formë të mirë

Rita Ora (Foto: Instagram)

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, po kalon një periudhë të mirë të jetës në Australi.

Bukuroshja, e cila ka shënuar suksese të shumta në karrierë, në fillim të këtij viti i është bashkuar “The Voice of Australia”.

Derisa po qëndron për kompeticionin muzikor, ajo po vazhdon me aktivitetet e zakonshme siç është edhe palestra.

Rita Ora (Foto: Instagram)

Këtë të diel duket se ylli shqiptar e ka nisur në palestër, marrë parasysh që përkon mjaft shumë me vikendin dhe një ditë për të qenë më e relaksuar.

30 vjeçarja ka ndarë disa imazhe para pasqyrës, në të cilat duket në formë të mirë me linja atraktive.

Lexo po ashtu Rita Ora ngjall dyshimet për një lidhje të re dashurie me regjisorin Taika Waititi

Se kujdeset për fizikun këtë e ka dëshmuar thuajse që nga fillimi i karrierës në bazë të postimeve që ka sjell.

Rita Ora (Foto: Instagram)

Biondja së fundmi është parë e shoqëruar nga regjisori Taika Waititi, me të cilin ngjalli dyshime se ka nisur një lidhje të re dashurie.

Megjithëse, akoma nuk është bërë një mohim apo pohim nga dyshja e famshme botërore. /Telegrafi/

Exit mobile version