Site icon Telegrafi

Rita Ora ‘e ndez’ atmosferën duke vallëzuar me këngë shqipe në shtëpinë e saj

Këngëtarja shqiptare me famë, Rita Ora, është shprehur gjithnjë krenare për rrënjët e saj.

Megjithëse nga angazhimet e tepërta, i bie rrallë që të vijë në Kosovë, asaj i pëlqen shumë kultura dhe traditat shqipe.

Rita Ora (Foto: Brook Mitchell/Getty Images/Guliver)

Së fundmi, ajo ka bërë të ditur se në shtëpinë e saj ka pasur festë, me rastin e festave të fundvitit.

Lexo po ashtu Rita: Vitin tjetër bëj 10 vite në muzikë, jam kaq me fat që zgjohem çdo ditë dhe bëj atë që dua duke harruar se është punë

Në një video të publikuar nga e ëma e saj, Vera, në InstaStory, Rita shfaqet duke vallëzuar plot ritëm me muzikë shqiptare.

Rita Ora (Foto: Mark Metcalfe/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptare dukej mjaft atraktive ndërsa kërcente nën ritmet e këngës “Valle kosovare”, teksa mbante në dorë një shami të kuqe.

Se i pëlqen të vallëzojë me muzikë tradicionale, këtë ajo e ka vërtetuar edhe gjatë koncertit të 100 vjetorit të Pavarësisë, më 17 shkurt.

Rita kishte përgatitur një koreografi befasi me valltarët e saj, ku kishte kërcyer “Vallen e Rugovës”, ndërsa kishte bërë një miksim mes kësaj kënge dhe këngës “Black Window”.

Përndryshe, këngëtarja Ora ka shënuar suksese të shumta këtë vit, ku njëra ndër to ishte nxjerrja në treg e albumit të saj të dytë në karrierë, “Phoenix”. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Ryan Pierse/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version