Site icon Telegrafi

Rita Ora e lënduar në dorë, vendosi të largojë tatuazhin – ja arsyeja (Foto)

Superylli shqiptar, Rita Ora, ka vendosur që të largojë tatuazhin e saj në dorën e djathtë.

Bukuroshja seksi ka pasur një tatuazh të dytë në dorën e djathtë, një trëndafil të zezë të cilin e zbuloi vitin e kaluar në Billboard Awards.

Ajo u shfaq në shumë paraqitje publike me këtë tatuazh.

Megjithatë, 25 vjeçarja është parë dje me dorë të lënduar, duke tentuar ta fshehë atë, pasi që ka qenë në një klinikë për të larguar tatuazhin.

Ajo këtë e bëri me sukses, por vërehet plaga që ajo ka marrë nga largimi i tatuazhit.
Lexo po ashtu Koleksioni i tatuazheve të Rita Orës (Foto)

Nuk dihet as domethënia e tatuazhit të larguar, e as arsyeja pse Rita e ka larguar këtë tatuazh në të njëjtën pozitë për herë të dytë.

Rita Ora ka 30 tatuazhe në trupin e saj, secila më kreative dhe më me domethënie se tjetra.

Exit mobile version