Telegrafi

Rita Ora “e fiksuar” pas ushqimit tradicional shqiptar

Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme të rrafshit ndërkombëtar.

Këngëtarja po vazhdon me sukses të shfaqet në koncerte të ndryshme anembanë globit duke përfshirë edhe Kosovën dhe Shqipërinë.

E ushqimet tradicionale duket se mbeten të preferuarat e bukuroshes sonë dhe sa herë vjen në shtëpi duket se nuk mund t’iu ndahet.

Ajo ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi teksa shihet një pite, të cilën e ka përgatit nëna e biondinës, Vera Ora.

”Në shtëpi me nënën Vera Ora, pite”, ka shkruar 27-vjeçarja përbri imazhit të sjell në rrjetet sociale.

Kujtojmë se bukuroshja shqiptare është përfolur kohët e fundit për lidhjen e dashurisë, por nuk ka dhënë ende një deklaratë për historinë e re.

Lexo po ashtu Kënga e Rita Orës pjesë e serialit amerikan "The Blood Type"

Ndërkohë, vijon turneun muzikor që po pritet mjaft mirë prej publikut dhe së fundi ishte në Dublin të Republikës së Irlandës. /Telegrafi/