Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, është një ndër personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale.
Ajo është çdo ditë aktive dhe ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.
Shpesh është përfolur në media për dukjen e saj, ndërsa shquhet si njëra ndër artistet më me stil.
Së fundmi, Ora ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet mjaft atraktive dhe provokuese e veshur në tuta sportive.
“Një filxhan i shpejt çaji para se ta godisja skenën në Mançester”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e fotografisë.
Ajo vuri në pah linjat e saj trupore, për të cilat komplimentohet vazhdimisht nga fansat.
Javën e kaluar, ajo së bashku me Bebe Rexhën, Charli XCX dhe Cardi B publikuan bashkëpunimin e tyre më të ri “Girls”, i cili u prit mirë nga fansat. /Telegrafi/