Site icon Telegrafi

Rita Ora me dy këngë në TOP 5 e këngëve më të shiturave për javën e parë të vitit 2018 (Foto/Video)

“The Ocial Charts Company”, kompania e cila bën monitorimin e listave muzikore në botë, ka dalë me listën e javës së parë, për këngët më të shitura të vitit që apo kemi hyrë.

Me dy vende në këtë top listë pozicionohet këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Ajo ka arritur që të renditen në vendin e tretë me “Anywhere”, dhe në atë të katërtin me duetin me Liam Payne, këngën “For You”.

“Anywhere” ka arritur të shënojë 10 mijë e 703 shitje, gjersa dueti “For You”, përkatësisht me nëntë mijë shitje.

https://www.youtube.com/watch?v=k-7tQlOg53A

Pjesë e listës janë edhe këngëtarët e njohur si miku i këngëtares Ed Sheeran, si dhe reperi Eminem dhe këngëtari Clean Bandit.

Këngëtarja Rita Ora vitin e kaluar pati një rikthim të fuqishëm në tregun muzikor, i cili i solli shumë të ardhura, dhe i njëjti sukses po e përcjell edhe në ditët e para të vitit 2018. /Telegrafi/

Exit mobile version