Telegrafi

Rita Ora me dukje tërheqëse para pasqyrës, paralajmëron fansat se do të sjellë diçka vërtet argëtuese

Ajo është e njohur për rrëmbimin e vëmendjes me paraqitjet e saj.

Dhe Rita Ora bëri një shfaqje tipike të ashpër ndërsa pozonte për një fotosesion të çuditshëm të hënën në mbrëmje, shkruan DailyMail.

Krijuesja e hitit “Let You Love Me”, 29 vjeçe, theksoi tiparet e saj mahnitëse me një shkëlqim të kuq buzësh ngjyrë të kuqe të errët, ndërsa vuri makijazh minimal në sytë e saj.

Duke ndezur një aluzion të barkut të saj të tonifikuar, ylli me prejardhje shqiptare mori poza atraktive para pasqyrës.

Bukuroshja bionde dukej tejet tërheqëse me flokët e saj në stilin kaçurrela të lëshuara, ndërsa këto imazhe i ndau me ndjekësit e saj në Instagram.

“Duke xhiruar diçka super argëtuese, mezi po pres që të gjithë ta shihni”, shkroi shqiptarja në mbishkrimin e këtyre fotografive.

Këngëtarja kohët e fundit ndezi thashethemet për një fejesë të mundshme me të dashurin Romain Gavras, pasi ajo u pa duke mbajtur një unazë diamanti në gishtin e martesës.

Mirëpo një burim i brendshëm i konfirmoi mediumit britanik The Sun se ajo ishte një bizhuteri e thjeshtë dhe nuk kishte të bënte me jetën e saj personale.

Ish-panelistja e spektaklit të talenteve “X Factor” ka qenë në takim me regjisorin greko-francez, 39 vjeçar, për muajt e fundit pasi ata u panë së pari së bashku në muajin korrik në një mbrëmje. /Telegrafi/