Ajo u ngjit në skenë për një performancë surprizë gjatë Paradës së Krenarisë në Londër të shtunën.
Dhe ka qenë një javë e ngarkuar për Rita Orën, e cila u fotografua duke pozuar për një fotosesion të enjten në lagjen Notting Hill, rreth zonës ku u rrit.
Këngëtarja 32 vjeçe, u pa disa herë gjatë ditës, duke lëvizur vende-vende ndërsa punonte në projektin e ri me ekipin e saj, shkruan DailyMail.
Rita dukej e pabesueshme gjatë daljes, e veshur me një palë geta dekorative me dantella të zeza, të cilat i nxirrnin në pah të brendshmet e saj të zeza.
Ylli, e cila është e martuar me regjisorin Taika Waititi, shtresoi pamjen me një këmishë të bardhë të hapur dhe aksesor me një shall mëndafshi të zi.
Rita e rriti gjatësinë e trupit të saj me një palë çizme të zeza në stilin kauboj me taka dhe e kompletoi veshjen me stoli ari dhe një çantë të zezë.
Ajo i la flokët bionde në një stil të lagur dhe i mbuloi tiparet e saj të bukura me një shtresë të përsosur grimi, duke përfshirë një shkëlqyes buzësh.
Nuk dihet nëse Rita po punonte për realizimin e ndonjë klipi, apo nëse ishte në realizimin e ndonjë foto-sesioni apo ndonjë reklamë për markat e modës me të cilat bashkëpunim.
Gjatë xhirimeve asaj iu bashkua motra dhe menaxherja Elena Ora.
Rita Ora përndryshe pak ditë më parë publikoi këngën e saj më të re, “Don’t Think twice” nga albumi i saj i ri në ardhje.
Është kënga e tretë nga albumi i saj i ardhshëm, “You & I”, i cili eksploron rrugëtimin e dashurisë së çiftit të fuqishëm.
Rita tha për këngën: “’Don’t Think Twice’ është të mos mendosh dy herë dhe thjesht të kërcesh, në mënyrë romantike”.
“Ju jetoni vetëm një herë, kështu që është në të vërtetë për të kapur momentin dhe për të mos u frenuar nga mendimet se çfarë mund ose nuk mund të ndodhë”.
Kënga e zhanrit ‘eurodance’ i pason dy këngëve të tjera të albumit që tashmë janë oublikuar: “You Only Love Me” dhe “Praising You” me Fatboy Slim.
Rita ka thënë se albumi i ri pasqyron se sa është ‘rritur’ ajo gjatë ‘viteve të fundit’.
Këngëtarja shpjegoi se bashkë-kompozimi dhe shkrimi i teksteve të këngëve të albumit “You & I” nga shënimet e saj në ditar e bëri atë të kuptonte se sa shumë ka ndryshuar në jetën e saj.
“Ky album do të thotë vërtet shumë për mua. Është si ditari im i viteve të fundit, është zëri im dhe ndihet kaq i vërtetë për mua dhe atë se kush jam unë sot”, ka thënë Ora lidhur me albumin e saj më të fundit. /Telegrafi/