Telegrafi

Rita Ora duket tërheqëse me këmishën transparente dhe të hapur rrugëve të Londrës

Ajo e kaloi periudhën e izolimit duke punuar në muzikë të re në një shtëpi në fermë, të cilën ajo dhe miqtë e saj e morën me qira në Cotswolds.

Dhe Rita Ora u pa në disponim ndërsa la një studio regjistrimi në Londrën Perëndimore, shkruan DailyMail.

Krijuesi i hitit “Anywhere”, 29 vjeçare, dukej sportive e veshur me një këmishë të bardhë transparente, teksa mbante në dorë një çantë të markës “Prada”.

Ajo e kombinoi këmishën e saj me një palë tuta të bardha, që i dhanë një pamje edhe më tërheqëse.

Rita kishte vendosur përreth qafës disa aksesorë, teksa mbante edhe një palë syze dielli të bardha.

Artistja e lindur në Prishtinë dukej tërheqëse me flokët e saj bionde të lirshme, ndërsa kishte vënë edhe një buzëkuq të lehtë me shkëlqim.

Rita dukej në humor të mirë, ndërsa futej në veturën e saj, pas një dite të lodhshme të kaluar në studio duke regjistruar për albumin e saj.

Kjo paraqitje e saj vjen pas pretendimeve të fundit nga mediat angleze që shkruajnë se ajo ka nisur ‘një lidhje serioze’ me regjisorin Romain Gavras, 39 vjeçar.

Një burim i tha The Sun: “Ajo është në një lidhje serioze me Romain. Është hera e parë që ajo është bërë serioze me dikë në moshë”.

Të dashurit e mëparshëm të Ritës përfshijnë emrat e njohur si: Calvin Harris, Andrew Garfield, Rob Kardashian, muzikanti Andrew Watt dhe Ricky Hil – djali i stilistit Tommy Hilfiger. /Telegrafi/