Site icon Telegrafi

Rita Ora duket senzacionale në festën e komunitetit LGBT+, në kuadër të Muajit të Krenarisë

Rita Ora, këngëtarja shqiptaro-britanike 33-vjeçare, u bashkua me këngëtaren Demi Lovato, 31-vjeçare, në darkën e organizuar nga Vas J Morgan për të festuar Muajin e Krenarisë, në një rezidencë private në Hollywood.

Rita shkëlqeu në veshjen e saj të guximshme në material rrjete dhe i mbajti flokët në stilin kaçurrela të lirshme.

Ndërsa, Demi Lovato dukej gjithashtu bukur e veshur me një kostum të zi lëkure me brez të lartë, shkruan DailyMail.

Vas, 35-vjeçar, ekspozoi gjoksin e tij të mbuluar me tatuazhe në një këmishë të bardhë të hapur, të kombinuar me xhinse argjendi metalik.

Ndërkohë, ylli i TOWIE, Chloe Sims, dukej elegante në një fustan të zi dhe çizme të gjata deri në gjunjë.

Vas ka qenë së fundmi në Australi për një projekt sekret. Gazeta Daily Mail Australia kupton se ylli britanik po planifikon lansimin e një marke në qershor me një nga yjet më të mëdhenj të Hollywoodit.

Kjo vjen pak ditë pasi ai u pa duke festuar me Ritën në lansimin e markës së saj të kujdesit për flokët “Typebea” në Sydney.

Vas u fotografua duke festuar me emra të tillë si Tammy Hembrow, Pip Edwards dhe nusja e “Married At First Sight”, Janelle Han. /Telegrafi/

Exit mobile version