Site icon Telegrafi

Rita Ora duket sensacionale në një tjetër reklamë të markës “Escada”, ka një befasi të dielën për fansat

Këngëtarja me famë internacionale, Rita Ora, po vazhdon suksesshëm kampanjën e saj të bashkëpunimit me markën e njohur të rrobave, “Escada”.

Përveç muzikës, Ora ka treguar gjithmonë interes edhe për fushën e biznesit, në të cilën investon thuajse paralelisht me muzikën.

Së fundmi, Rita ka realizuar një tjetër reklamë për linjën e re të veshjeve “Escada”, të cilën e ka ndarë me fansat në Instagram, ndërsa është shfaqur mjaft atraktive në të kuqe.

Rita Ora, imazh i markës “Escada” (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

Ndërkohë, në përshkrimin e videos, ajo thotë se ka një befasi për fansat që do të vijë të dielën më 29 shtator, e që mesa duket ka të bëjë me lansimin e koleksionit të saj më të ri në partneritet me markën në fjalë.

“Nuk mund të besoj se dita është kaq afër!! Unë jam duke e mbajtur këtë një sekret me “Escada”, për atë që duket si përgjithmonë por është pothuajse koha për koleksionin tim #ESCADA x RITAORA. Mbani një sy mbyllur për historitë e mia nga Parisi të dielën! Së shpejti”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e videos, në Instagram.

Rita Ora përndryshe së fundmi e tregoi edhe njëherë solidaritetin e saj me shqiptarët, duke bërë thirrje që në kuadër të UNICEF, të ndihmojnë në dhurimin e fondeve për të ndihmuar fëmijët e prekur nga katastrofat natyrore.

Këngëtarja e lindur në Prishtinë është ambasadore e UNICEF, ndërsa po këtë vit ajo është bërë edhe imazhi i markave të njohura botërore, ndër to edhe “Escada”. /Telegrafi/

Exit mobile version