Telegrafi

Rita Ora duket mahnitëse dhe me stil teksa kalon kohë me miqtë në qytetin e Parisit

Së fundmi ajo shkoi në Paris me të fejuarin e saj Taika Waititi, i cili gjithashtu u pa në kryeqytetin francez me dy vajzat e tij.

Dhe Rita Ora dukej e mrekullueshme të premten (29 korrik) teksa doli nga hoteli ku po qëndronte për të shijuar një drekë me miqtë.

Këngëtarja, 31 vjeçe, ka nxjerrë në pah figurën e saj të pabesueshme me një kostum me ngjyrë të verdhë dhe një çantë Hermes që ka vlerën e 20 mijë pound (23.8 mijë euro).

Veshja elegante shfaqi figurën e saj të tonifikuar dhe përfshinte një bluzë të shkurtër me një minifund të ngjashëm.

Rita e aksesoi pamjen me një përzgjedhje të byzylykëve të artë, si dhe me dy zinxhirë varëse rreth qafës së saj.

Duke i mbrojtur sytë pas syzeve të mëdha, krijuesja e hitit “Poison” i la flokët e saj bionde të lira mbi supet e saj në një kaçurrela natyrale. Ajo gjithashtu përshtati pamjen me sandale me platformë.

Këngëtarja e “Let Me Love You” u pa edhe me një grim natyral dhe buzëkuq të tejdukshëm me shkëlqim.

Kjo vjen pasi Rita shijoi një ditë argëtuese në Disneyland Paris, duke dokumentuar udhëtimin në një mori fotografish të shpërndara në Instagramin e saj.

Ylli i muzikës nxori në pah këmbët e saj të tonifikuara me një palë pantallona të shkurtër dhe bluzë shumëngjyrëshe dhe atlete të kaltra.

Duke përfunduar pamjen e saj atraktive me syze dielli me ngjyrë të kuqe, çorape të bardha dhe rrathësh ari me unaza me ngjyra.

Lexo po ashtu Rita Ora nxjerr në pah figurën e saj magjepsëse me një fustan të tejdukshëm nga udhëtimi në Paris me partnerin Taika Waititi

Krahas qëndrimit në Paris u raportua se partneri i Ritës, Taika Waititi, 46 vjeç, është zhvendosur në shtëpinë e saj në Londër.

Çifti janë parë në shumë raste në veri të qytetit duke bërë të aludohet për bashkëjetesë. /Telegrafi/