Telegrafi

Rita Ora duket magjepsëse me një fustan me shkëlqim ndërsa fotografohet duke dalë në një mbrëmje në Londër

Rita Ora, këngëtarja 33-vjeçare, shkëlqeu ndërsa doli e veshur nga koka te këmbët me veshjet e fundit nga koleksioni i saj me “Primark”, të cilat kushtojnë vetëm 91 funte (106 euro), të enjten.

Rita u vesh me një fustan të hollë metalik ngjyrë argjendi që kushton 18 funte dhe mbi supe mbante një xhaketë bomber të errët që kushton 35 funte (40 euro).

Ajo kombinoi veshjen e saj me zinxhirë të mëdhenj argjendi dhe vathë, dhe mbante çizme të gjata me taka që kushtojnë 38 funte (44 euro), shkruan DailyMail.

Rita pozoi për disa fotografi ndërsa doli me veshjen e saj për të shijuar një darkë jashtë në Londër.

Bukuroshja brune zgjodhi një pamje me makijazh bronzi dhe shfaqi figurën e saj të hollë trupore në fustanin e ngushtë.

Koleksioni i saj “Rita Ora x Primark” ishte në përgatitje për pothuajse dy vjet dhe u lansua në treg në shtator të vitit 2023.

Ditë pas lansimit të koleksionit të saj, interpretuesja e hitit “I Will Never Let You Down” u akuzua për ‘moskujdesje’ nga një grup fansash për bashkëpunimin me një markë mode të veshjeve të lira.

Disa fansa e kritikuan duke thënë se pavarësisht se Rita është një super yll botëror që fiton milionat, ende blen veshje në rrugët e këtij dyqani të veshjeve të lira.

Të hënën, Rita festoi ditëlindjen e 60-të të nënës së saj, Verës, duke publikuar një version të ri të këngës së saj “Shape Of Me” në bashkëpunim me artistin australian Keith Urban.

“Gëzuar ditëlindjen nënë. Ne kemi kaluar gjithçka së bashku, ti ke qenë gjithmonë një frymëzim i bukur në jetën time dhe në muzikën time. Kam dashur të krijoj një këngë për ty që një kohë të gjatë, kështu që kur ‘Shape Of Me’ u kompozua nga unë dhe ekipi i albumit ‘You & I’ dhe u lansua, unë në fund isha në gjendje të ndaj kaq shumë që kam ndjerë për ty. Bëhet e qartë se sa dashuri më ke treguar dhe sa më ke mësuar gjatë viteve!! Pra, cila është mënyra më e mirë për të thënë ‘Urime ditëlindjen’ se sa të ndaj një version të ri të saj me Keith Urban… Ai më ndihmoi ta bëjë atë edhe më të veçantë pasi kjo këngë gjithashtu shfaq mirënjohjen për të gjitha gratë në jetën tënde! Kështu që surprizë nënë, kjo është për ty! Gëzuar 60-vjetorin”, shkroi Rita. /Telegrafi/