Kate Beckinsale dhe Rita Ora dukeshin magjepsëse ndërsa morën pjesë në darkën private të revistës “Tings” në Los Angeles të martën.
Gjyqtarja e spektaklit “The Masked Singer”, 29 vjeçarja Rita Ora, dukej rrezatuese e veshur me një fustan të zi me mëngë të gjata, i cili tregonte fizikun e saj të lezetshëm, shkruan DailyMail.
Rita i shtoi magjepsje pamjes së saj, me një shumëllojshmëri të gjerdanave që kishte vënë në qafë së bashku me vathët zbukurues.
Duke pozuar për një çast përkrah Kate, krijuesja e hitit “Your Song” mori edhe më shumë vëmendje me flokët e saj prej bionde, gjersa i kishte lënë ato të lira.
Rita përndryshe së fundmi pozoi edhe për Revistën e famshme “LOVE”, duke rrëfyer shumë detaje interesante nga jeta dhe karriera e saj. /Telegrafi/