Telegrafi

Rita Ora duket elegante dhe bukur me xhup dhe këmishë, teksa kthehet në shtëpi pas një nate të gjatë

Ajo ka qenë e zënë me xhirimet e filmit “Twist”, që do të publikohet së shpejti, ku pritet të luajë rolin e Artful Dodger.

Por Rita Ora dëshmoi se ajo nuk ka kohë për pushim, pasi u pa e pranishme në gala mbrëmjen e 50 vjetorit të organizatës së famshme bamirëse, “Centrepoint” të mbajtur në Roundhouse në veri-perëndim të Londrës të mërkurën në mbrëmje.

Krijuesja e hitit “Hot Right Now”, 28 vjeçe, siguroi që të gjithë të ishin sytë tek ajo, ndërsa theksoi fizikun e saj me një veshje tejet elegante me plot shkëlqim, shkruan DailyMail.

Rita Ora takoi Princin William gjatë gala mbrëmjes së 50-vjetorit të “Centrepoint” në Londër (Foto: Dominic Lipinski – Pool/Getty Images/Guliver)

Në modën e saj tipike, këngëtarja tërhoqi vëmendjen edhe pasi mbrëmja përfundoi kur u shfaq me një veshje më sportive.

Mbështetur në stilin ante, bukuroshja bionde ishte kombinuar edhe me disa bizhuteri, përkatësisht rrathë dhe unaza diamanti.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare dukej tejet tërheqëse kur xhupin e saj e kombinoi me një këmishë të mprehtë të veshur poshtë tij, teksa u drejtua për në shtëpi pas një nate të gjatë.

“Centrepoint” filloi së pari në bodrumin e Kishës së Shën Anës në Londër në vitin 1969 dhe që nga atëherë është bërë një nga organizatat bamirëse kryesore të të rinjve për strehimin e tyre në Mbretërinë e Bashkuar, duke ndihmuar mbi 9,000 të rinj të pastrehë në vit.

Si pjesë e një programi më të gjerë që zhvillon zgjidhje strehimi në Londër dhe Manchester për të mbështetur të rinjtë që lëvizin nga akomodimi i mbështetur dhe në punë, organizata bamirëse ka shndërruar një ndërtesë ekzistuese në Londrën e Jugut në një strehë me shtatë shtretër të përbashkët për të rinjtë në programet e mësimit. /Telegrafi/