int(1) Rita Ora duket e mrekullueshme në kopertinën e "Vanity Fair Italia" - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Rita Ora duket e mrekullueshme në kopertinën e “Vanity Fair Italia”

Foto: Rita Ora/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, po vazhdon të shijojë suksese të njëpasnjëshme në tregun ndërkombëtar.

Kënga e saj e fundit “Let you love me” është ndër këngët më të dëgjuara të momentit në Britaninë e Madhe dhe jo vetëm.

Së fundmi, këngëtarja shqiptare ndau me ndjekësit e saj në InstaStory një fotografi, ku tregonte se kënga “Let you love me”, po vazhdon të jetë e treta në listën e këngëve më të dëgjuara të zhanrit POP, në platformën më të madhe të muzikës, iTunes.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Ajo gjithashtu ka pozuar së fundmi edhe për revistën e famshme “Vanity Fair Italia”.

Rita publikoi në rrjetin social Instagram fotografinë e kopertinës së revistës, në të cilën dukej mjaft tërheqëse në ngjyrën rozë.

Ajo ka dhënë një intervistë për këtë revistë, duke rrëfyer detajet më të fundit nga jeta dhe karriera e saj.

Albumi i saj i ri “Phoenix”, do të publikohet i plotë më 23 nëntor. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Tim P. Whitby/Tim P. Whitby/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version