Telegrafi

Rita Ora duket e lodhur dhe e mërzitur pas kthimit në shtëpi nga koncerti dedikuar mikut të saj të ndjerë, DJ Aviciit

Rita Ora tregoi një figurë jo-solemne ndërsa doli jashtë koncertit të organizuar në nderim të mikut të saj të ndjerë Aviciit – koncert ky i cili u organizua nga familja e tij për të ngritur vetëdijen e shëndetit mendor në Stokholm.

Këngëtarja, 28 vjeçe, e cila u bë shoqe e ngushtë me DJ e ndjerë pasi bashkëpunoi në hitin e tyre “Lonely Together” në vitin 2017, u emocionua tej mase gjatë koncertit të mbajtur mbrëmjen e së enjtes, shkruan DailyMail.

Rita u pas mbarimit të koncertit veshur me një pallto të zezë dhe shall të markës “Aztec” ndërsa iku për në Londër, për t’u kthyer në shtëpi pas koncertit.

Pasi u largua nga Suedia, ku u mbajt koncerti, Rita arriti në orët e para të mëngjesit ku u pa në gjendje jo fort të mirë.

Rita duket se nuk kishte pasur fatin ta fshinte makijazhin e saj, pasi asaj i shiheshin disa hije rozë të mbetura rreth syve.

Koncerti u shënua 20 muaj pas vetëvrasjes tragjike të Aviciit dhe pjesë e tij ishin edhe këngëtarët e famshëm suedez: Agnes Carlsonn, MishCatt dhe Aloe Blacc.

Avicii, emri i vërtetë i të cilit ishte Tim Bergling, u gjet i vdekur në dhomën e tij të hotelit në Oman, në prill të vitit të kaluar në moshën vetëm 28 vjeçe.

Policia tha që nuk kishte ‘dyshim penal ’ose prova të lojës së gabuar në vdekjen e tij. Një raport nga TMZ do të zbulonte më vonë se shkaku i vdekjes së muzikantit ishte vetëvrasja, si rezultat i dëmtimeve të vetë-shkaktuara nga një shishe vere e thyer.

Rita gjithashtu i bëri dedikim Aviciit në Festivalin “538Koningsdag” në Hollandë në prill të vitit 2018, vetëm një javë pasi ai vdiq.

Këngëtarja shpërtheu në lot ndërsa mbajti një minutë heshtje për producentin, i cili u gjet i vdekur në moshën 28 vjeçe, përpara se të kryente rrugën për të cilën ata punuan së bashku.

Rita i tha turmës prej 40,000 vetash përpara performancës së saj: “Unë do të them diçka që është vërtet, me të vërtetë e veçantë sepse do të jetë e vështirë për mua të këndoj këtë këngën tjetër dhe do t’ju tregoj pse”.

“Unë pata nderin të bashkëpunoja me dikë që ndryshoi jetën time dhe ai është një shok i imi me të vërtetë i mirë dhe dëgjova disa DJ që luanin disa nga muzikat e tij më parë”, kishte thënë tutje Rita.

“Unë nuk e kam kënduar këngën e tij që ne bëmë së bashku, qysh kur ai ndërroi jetë – deri sot. Kështu që do të jetë shumë e vështirë për mua të këndoj këtë këngë tjetër. Unë padyshim po flas për Aviciin e pabesueshëm”, kishte përfunduar artistja shqiptare.

Krijuesi i hitit “Anywhere” i tha turmës për këngën e saj “Lonely Together” se ishte kënga e fundit që ai e publikoi dhe u kërkoi atyre që t’i bënin dedikim ‘mikut më të dashur’ të saj me një minutë heshtje. /Telegrafi/