Site icon Telegrafi

Rita Ora duket e freskët teksa tregon muskujt e barkut në palestër dhe shijon më pas një drekë në Sydney

Rita Ora ka provuar se është një grua që di të bëjë të dyja, si t’i përkushtohet palestrës ashtu edhe të kënaqet në një drekë me stil, ndërsa ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një përmbledhje të aktiviteteve të saj të fundit të enjten.

Këngëtarja e hitit “I Will Never Let You Down” ka shfaqur muskujt e saj të barkut në një set të kuq të errët palestre ndërsa ka pozuar për një ‘selfie’ në pasqyrën e ashensorit.

Duke i mbajtur flokët e saj të lidhura, Rita ishte gati për stërvitje, përpara se më vonë të shijonte një drekë të bukur, shkruan DailyMail.

Rita, e moshës 33 vjeçe, dukej e mahnitshme ndërsa buzëqeshte në fotografi, duke stiluar flokët e saj kafe në një stil bob.

Ylli ka bërë një paraqitje të mrekullueshme me një bluzë të thjeshtë të zezë të kombinuar me unaza që përputhëshin.

Lexo po ashtu Rita Ora nuk njihet në Aeroportin e Sydneyt, ndërsa endet me maskë dhe syze në fytyrë

Ajo gjithashtu ka ndarë me ndjekësit një fotografi tjetër ndërsa përgatitej për një stërvitje pilates me një aparaturë të veçantë, duke shfaqur muskujt e saj në një fanellë gri dhe pantallona të zeza për palestër.

Rita, gjithashtu tregoi se po përballej me një virozë, teksa publikoi një fotografi të disa ilaçeve ndërkohë që ka përmendur një dhimbje fyti.

Kjo vjen pasi Rita ka festuar Ditën e Tokës duke ndarë me ndjekësit në Instagram fotografi dhe video nga koha e saj në Zelandën e Re të martën.

Ajo ka veshur një bluzë të zezë nën një xhaketë të gjelbër, pantallona të kuqe të errëta dhe atlete të kuqe dhe të verdha me çorape blu.

Rita e ndan kohën e saj midis Londrës dhe Zelandës së Re, pasi nga kjo e fundit është vendi prej nga vjen burri i saj Taika Waititi.

Ky udhëtim vjen pasi Rita ka lansuar linjën e saj shumë të pritur të kujdesit për flokët, “Typebea”, në Sydney të enjten. /Telegrafi/

Exit mobile version