Rita Ora bëri një paraqitje verore të hënën teksa po shkonte në një studio regjistrimi në Londër.
31-vjeçarja veshi një mini fustan të kaltër për këtë dalje, i cili kishte një kornizë të bardhë te pjesa e dekoltesë, shkruan DailyMail.
Ajo i shtoi bukuri pamjes së saj me një palë sandale të zeza me platformë, teksa pranonte rrezet e diellit nga moti i ngrohtë i kryeqytetit britanik.
Rita i kishte lënë flokët e saj kaçurrela në valë të lirshme, ndërsa ato shtyheshin në njërën anë.
Ajo zgjodhi një makijazh të lehtë për fytyrën, teksa i shtoi dukjes shkëlqim me një koleksion gjerdanësh të grumbulluar dhe një orë argjendi të hollë.
Këngëtarja e hitit “I Will Never Let You Down” dukej në humor të mirë për daljen, duke buzëqeshur teksa u bëri me dorë shikuesve.
Dhe ndërsa ajo përgatitet të performojë në një sërë festivalesh verore, kanë qenë disa ditë mjaft të zëna për yllin me prejardhje nga Kosova, e cila të dielën ndoqi nga afër finalen e tenisit në Wimbledon.
Më pas ajo publikoi disa fotografi nga provat në Instagram, ku shfaqte fleksibilitetin e saj në një veshje sportive.
Veshja e saj ishte në ngjyrat bardhë e zi dhe flokët e saj ishin lidhur në stilin e një topuzi.
Ajo do të ngjitet në skenë në Festivalin Veror të Monte Carlos në Monako më vonë këtë muaj, përpara se të shkojë në Zurich OpenAir në gusht. /Telegrafi/