Site icon Telegrafi

Rita Ora duket bukur dhe tërheqëse me fustan transparent

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, këto javë ka mbajtur turin e saj të koncerteve nëpër Evropë.

Ajo është shumë e dashur dhe e pëlqyer nga miliona fansa në mbarë botën, teksa të gjitha sallat e koncerteve ku performon, i ka të mbushura plot.

Këngëtarja Rita Ora mbledh me mijëra fansa në koncertet e saj (Foto: Getty Images)

Rita është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, Ora ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet mjaft tërheqëse në një fustan blu.

Foto: Rita Ora/Instagram

Fustani transparent i vë në pah mjaft mirë linjat e këngëtares, të cilat janë të lakmueshme nga çdo femër.

Flokët e saj prej biondeje dhe sytë e lyer njëlloj me ngjyrën e trupit, i japin një pamje edhe më të bukur këngëtares shqiptare, e cila duket se çdo detaj të veshje e sinkronizon.

Foto: Rita Ora/Instagram

Fotografitë në fjalë duket se janë realizuar në një ambient të hapur në park, me çka ka ndikuar që imazhet të dalin edhe më artistike. /Telegrafi/

Foto: Rita Ora/Instagram

 

Foto: Rita Ora/Instagram

 

Foto: Rita Ora/Instagram
Exit mobile version