Rita Ora u shfaq me një dukje të thjesht në Londër ditën e djeshme (e shtunë).
Këngëtarja, 32 vjeçe, dukej komode me një palë tuta gri dhe një palë atlete të markës Adidas.
Krijuesja e hitit “Poison” kompletoi pamjen me një kapelë të zezë bejsbolli dhe një çantë të madhe ngjyrë të kuqe.
Kjo vjen pasi Rita zbuloi se kishte pasur një konflikt të vogël me bashkëshortin e saj, Taika Ëaititi, gjatë realizimit të videoklipit të ri.
Artistja nga Kosova publikoi këngën e saj të re “Praising You, një përditësim modern i këngës klasike të Fatboy Slim të vitit 1999, “Praise You”.
Videoja që shoqëronte këngën tregon Ritën dhe një grup kërcimtarësh duke performuar përballë Fatboy Slim.
Gjatë një daljeje në Heart FM, Rita u pyet se si ishte të punonte përkrah tij.
Ajo pranoi se ishte paralajmëruar për këtë, duke shpjeguar: “Të gjithë më thanë ‘mos e bëj, mos puno me ata që do, nuk funksionon kurrë’, dhe unë mendova pse jo?”.
Rita vazhdoi: “E dini çfarë, unë vërtet e respektoj atë, e admiroj vërtet kontributin e tij dhe ne dolëm me një video argëtuese, pak si origjinali, njësoj si një festë e rastësishme kërcimi, ja çfarë është kjo”.
“E vetmja gjë për të cilën patëm frikë ishte për mua që u vonova në xhirime sepse grimi im nuk po shkonte siç duhet”, theksoi bukuroshja shqiptare.
Kënga në fjalë tashmë është e disponueshme në të gjitha platformat muzikore. /Telegrafi/