Telegrafi

Rita Ora duket atraktive me një pulover rozë, ndërsa bën blerje me mikeshat e saj në dyqanet e Sydneyt

Rita Ora, Isla Fisher, Elsa Pataky dhe Tessa Thompson shijuan trajtimin VIP ndërsa dilnin për të bërë blerje në Sydney të mërkurën mbrëma.

Miqtë e listës A u panë duke u larguar nga departamenti i David Jones pas një zbavitjeje private për katër orë pazar, shkruan DailyMail.

Ylli i popit Rita, 30 vjeçe, kishte veshur një palë pantallona të gjata të bardha, një pulover rozë të thurur nga marka “Sandro Paris” me i cili kushton rreth 225 dollarë, të cilën e kishte kombinuar me një triko që kushton rreth 460 dollarë.

Këngëtarja shqiptaro-britanike kombinoi veshjen e saj me një palë këmbë të bardha, vathë prej ari dhe një çantë të vogël të bardhë.

Ajo i lidhi flokët e saj bionde të gjata në një stil ‘topuz’, ndërsa dukej tërheqëse me një makijazh të lehtë në fytyrë.

Ndërkohë, Isla, 45 vjeçe, gjithashtu ishte e veshur për të bërë përshtypje me një palë xhinse blu dhe një këmishë të bardhë me jakë të lartë.

Aktorja e ‘Wedding Crashers’ kompletoi veshjen e saj me një xhaketë dhe këpucë të zeza, dhe gjithashtu mbante një çantë ‘Fendi’ në vlerë 7,100 dollarë.

Dyqani kryesor i Sydneyt i ‘David Jones’ u mbyll në 19:00 të mërkurën, por mbeti i hapur edhe dy orë shtesë për yjet e Hollywood-it për të përfunduar blerjet e tyre. /Telegrafi/