Telegrafi

Rita Ora duket atraktive në fustanin transparent ndërsa shijon mbrëmjen me mikun e saj, Vas J Morgan

Rita Ora me mikun e saj, Vas J Morgan (Foto: Vas J Morgan/Instagram)

Rita Ora ka marrë vëmendjen me dosa fotografi të fundit, ku pozoi me mikun e saj, njëherësh ish-yllin e “Towie”, Vas J Morgan.

Ajo këto ditë ka shijuar pak ditë pushimi me të dashurin e saj dhe motin me diell në ishullin St Barts, shkruan The Sun.

Por artistja me origjinë nga Kosova nuk hezitoi të publikonte disa fotografi atraktive me motrën dhe disa nga miqtë e saj më të mirë.

Rita Ora me motrën e saj, Elena (Foto: Elena Ora/Instagram)

Duket se Vas J Morgan, 34 vjeç, është gjithashtu larg në Karaibe, pasi ai gjithashtu publikoi një fotografi me shoqen e tij në rrjetet sociale.

Vas ka publikuar një album me fotografi në Instagram teksa dyshja po shijonin shoqërinë e njëri-tjetrit.

Rita, 32 vjeçe, dukej mahnitëse teksa zgjodhi një pamje magjepsëse me stil gotik.

Rita Ora me mikun e saj, Vas J Morgan (Foto: Vas J Morgan/Instagram)

Interpretuesja e hitit “Anywhere” kishte veshur një palë sytjena me dantella të zeza me pantallona të tejdukshme dhe doreza të ngjashme.

Ajo ishte e gjitha e buzëqeshur teksa e zbukuronte pamjen e saj me aksesorë, përkatësisht një gjerdan të madh në formë kryqi, byzylyk të trashë dhe unaza.

Rita gjithashtu kishte vathë të mëdhenj me guaskë në veshët e saj, ndërsa Vas ishte gjithashtu i veshur në të zeza.

Rita Ora me mikun e saj, Vas J Morgan (Foto: Vas J Morgan/Instagram)

Ylli i “Towie” mori një pozë teksa shfaqte gjoksin e tij ndërsa kishte veshur pantallona të trasha të ndezura.

Ai gjithashtu kishte bërë një përzgjedhje të aksesorëve, përkatësisht disa zinxhirëve dhe gjerdanëve me shtresa, ndërsa kishte një orë të trashë ari në kyçin e majtë.

Është e qartë se Vas ishte në një humor festiv teksa kishte shkruar në mbishkrimin e fotografive të publikuara në Instagram: “Festa e Vitit të Ri dhe pjesa tjetër e jetës sonë”.

Kjo vjen pak kohë pasi Rita ngacmoi fansat me një video të shkurtër, duke paralajmëruar albumin e saj të ri që do të publikohet këtë vit.

Rita Ora me mikun e saj, Vas J Morgan (Foto: Vas J Morgan/Instagram)

Këngëtarja tha se po kalonte “në kapitullin tjetër” – duke bërë kështu të ditur se është gati për publikimin e albumit të tretë të saj.

Rita publikoi albumin e saj debutues në vitin 2012, me emrin “Ora”, dhe të dytin, me titull “Phoenix”, në vitin 2018.

“Ka qenë një vit shumë i veçantë për mua me momente kryesore personale dhe profesionale. Në kapitullin tjetër… RO3″, kishte shkruar Ora duke paralajmëruar fansat për publikimin e albumit të ri. /Telegrafi/