Telegrafi

Rita Ora duket atraktive në fotografitë e reja nga Zelanda e Re, ndërsa thekson linjat trupore

Rita Ora tregoi figurën e saj të pabesueshme trupore, teksa ndau me ndjekësit në Instagram një sërë fotosh stërvitore në Zelandën e Re të martën në mëngjes.

Këngëtarja 33 vjeçare, pozoi e veshur me një kostum metalik ndërsa postoi një koleksion fotografish nga koha e saj në Auckland, qytet në vendin e origjinës së bashkëshortit të saj.

Bashkëshorti dhe regjisori i filmit, Taika Waititi, 48 vjeç, u shfaq duke mbajtur një kuti të madhe kartoni në një prej fotografive të saj, shkruan DailyMail.

Ndër fotografitë e shpërndara në Instagram ishte një video-thirrje me drejtorin kreativ të markës së veshjeve sportive ‘Sosala’, Vas J Morgan, i cili më parë ishte pjesë e kastit të emisionit “The Only Way Is Essex”.

Lexo po ashtu Rita Ora me performancë spektakolare në hapjen e "The Masked Singer", në Amerikë

Rita përndryshe së fundmi ka folur edhe për problemet e saj me shëndetin mendor në një intervistë, si dhe metodat e ndryshme që ajo përdor për të menaxhuar mirëqenien e saj.

Këngëtarja e hitit “Hot Right Now” deklaroi se ajo merr pjesë rregullisht në sauna infra me rreze për 40 minuta, të ndjekura nga një zhytje e ftohtë ose dush.

Ajo shtoi se sulmet e panikut “fillimisht ndjeheshin si të huaja” kur ndodhnin, por tani ka përdorur aku-punkturën dhe metoda të tjera të mjekësisë kineze për të kontrolluar simptomat e saj.

Rita gjithashtu zbuloi se pasi u bë ‘obsesive’ me metodat e Wim Hof, që përfshijnë meditim të rregullt dhe banja me akull, ajo e befasoi Taikan duke e ftuar atë në shtëpinë e tyre.

Rita dhe Taika filluan të takoheshin në vitin 2018 dhe u martuan në një ceremoni të papritur në shtëpinë e tyre në Los Angeles më 4 gusht, disa javë pasi Rita i propozoi gjatë pushimeve në Palm Springs në verën e vitit 2022. /Telegrafi/