Site icon Telegrafi

Rita Ora duket atraktive dhe provokuese gjatë xhirimeve, ndërsa merr vëmendjen me modelin e ri të flokëve

Foto: Rita Ora/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, është rikthyer sërish në studio për të punuar rreth projektit të saj më të ri muzikor.

Teksa fansat presin me padurim këngën e re, ajo ka kryer gjatë këtyre ditëve xhirimet e klipit.

Ora ka ndarë me ndjekësit e saj disa fotografi atraktive nga prapaskenat, ku është shfaqur mjaft provokuese në një kostum që nxirrte në pah pak nga kofshët e saj.

Foto: Rita Ora/Instagram

Modeli i ri i flokëve të kapura lartë dhe me disa gërsheta në pjesënm e poshtme, e bëri 29-vjeçaren të dukej edhe më atraktive.

Foto: Rita Ora/Instagram

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, me shumicën prej tyre që komentonin se mezi prisnin të dëgjonin këngën e saj të re.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ajo nuk ka lansuar ndonjë projekt të ri muzikor që nga muji mars, kur publikoi këngën dhe klipin “How to be lonely”, që u prit mirë nga fansat e saj.

Ndërkohë, gjatë këtrye ditëve ajo ka nxjerr në shitje edhe koleksionin e saj të ri të këpucëve në bashkëpunim me markën e famshme ‘ShoeDazzle’. /Telegrafi/

Foto: Rita Ora/Instagram
Exit mobile version