Telegrafi

Rita Ora dhuron performancë spektaklore në Stamford Bridge të Londrës

Rita Ora (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ditën e djeshme (e diel) performoi në Stamford Bridge në Londër. Ky organizim është mbështetur nga UNICEF.

Personalitete të njohura morën pjesë në Olimpiadë dhe një përkrahje të madhe ua dha edhe Rita me performancën e saj të mahnitshme.

Bukuroshja jonë hyri në skenë me një palë xhinse me njërën këmbë të zhveshur, dhe një bluzë të bardhë me një dizajn mjaft të veçantë.

Rita Ora (Foto: David Fisher /Rex)

Ajo në pjesën e barkut po mbante një rrip të zi dhe vendosur kishte edhe disa bizhuteri, kurse flokët e saj të valëzuara morën gjithë vëmendjen.

Pak më parë në mbrëmje, 28 vjeçarja u pa e veshur me një xhaketë të bardhë dhe pantallona të shkurtra, pastaj u intervistua në fushë para se të fillonte ndeshja bamirëse.

Rita Ora (Foto: Tom Dymond/Unicef/Sap/Rex)

Këngëtarja Ora para se të performonte, ka folur për vizitën e saj emocionale në Kosovë, si pjesë e punës si ambasadore e UNICEF-it në Mbretërinë e Bashkuar.

Rita Ora (Foto: Tom Dymond/Unicef/Sap/Rex)

Dje gjithashtu është publikuar dokumentari i realizuar nga Soccer Aid për UNICEF-in në Kosovë, i cili u transmetua në ITV Channel në Angli dhe STV në Skoci. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Tom Dymond/Unicef/Sap/Rex)