Telegrafi

Rita Ora dhe Sean Paul po bashkëpunojnë në dy këngë

“Let You Love Me” këngëtarja ka regjistruar fshehurazi dy këngë me reperin Sean Paul, një prej të cilave me titull “Call On Me”.

Siç përcjell, Daily Star Online në “Big Weekend” të Radio 1 në Middlesbrough, Sean tha “Unë dhe Rita e kemi njohur njëri-tjetrin në një kohë të qetë. Ne kemi bërë disa punë. Ne po përpiqemi të vendosim se cila këngë është më e mira për t’u publikuar”.

“Kemi dy këngë. Njëra më pëlqen më shumë. Është një ritëm që i përshtatet Sean Paulit”, tha artisti xhamajkian.

“Kjo është një udhë kuptimplote për familjen, miqtë dhe për atë që na thonë. Po përpiqem ta lëshoj atë së shpejti. Ajo quhet Call On Me”, shtoi ai.

Kujtojmë se këngëtarja shqiptare befasoi të gjithë në një koncert në Londër teksa në skenë ftoj reperin për të performuar disa këngë.

Ndryshe, Rita është duke mbajtur koncerte të njëpasnjëshme anembanë globit duke promovuar albumin “Phoenix”. /Telegrafi/