Telegrafi

Rita Ora dhe një mori të famshëm “marrin një moment qetësie”, për ndërgjegjësimin e njerëzve për shëndetin mendor

Holly Willoughby sot udhëhoqi një kampanjë me një mori të famshëm në thirrjen e njerëzve që të ‘merrnin një moment’ për shëndetin e tyre mendor.

Mikpritësja televizive, 39 vjeçare, u bashkua me bashkë-nikoqirin e saj në këtë kampanjë, Phillip Schofield, së bashku me Amanda Holden dhe këngëtaren Rita Ora në ngritjen e vetëdijes duke marrë pjesë në një ekspozitë të re fotografike.

Mbi 200 yje morën pjesë në fushatë, e cila i paraqet ata teksa pozojnë për një seri shkrepjesh klasike, shkruan The Sun.

Ekspozita interaktive është në ndihmë të organizatës bamirëse të shëndetit mendor, MIND.

Galeria virtuale e artit, e cila është virtualisht në internet tani, përmban portrete të yjeve që shihen ‘duke marrë një moment qetësie’ për të mbyllur sytë dhe ‘rifreskuar energjinë dhe lidhjen e tyre’.

Të famshëm të tjerë që marrin pjesë në kampanjë përfshijnë emrat e njohur si: Ant dhe Dec, James Corden, Kylie Minogue, Carol Vorderman dhe Tom Jones.

Ekspozita u nis nga fotografi Ray Burmiston dhe gjithashtu përfshin fotografi të: Ronan Keating, Jodie Whittaker, Lenny Henry dhe Gary Barlow.

Ju mund të shikoni portretet në internet tani dhe gjithashtu mund të paraqisni fotografinë tuaj me sytë e mbyllur në ekspozitën në zhvillim.

Ato pastaj do të shfaqen së bashku me yjet për një tarifë dhurimi dhe një emërim të dikujt tjetër për të bërë të njëjtën gjë.

Shpresohet se galeria do të zgjerohet në qindra mijëra fotografi të njerëzve nga e gjithë Britania e Madhe në një përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin për shëndetin mendor.

Të gjitha donacionet do të shkojnë drejt organizatës MIND, e cila ofron mbështetje, informacion dhe këshilla për njerëzit me probleme të shëndetit mendor dhe artistëve që nuk mund të performojnë më për shkak të COVID-19.

Vizitorët virtualë në ekspozitë do të jenë në gjendje të blejnë printime ekskluzive të një përzgjedhjeje të portreteve të të famshmëve. /Telegrafi/