Rita Ora, 33 vjeçe, dhe nëna e saj psikiatre, Vera, 60 vjeçe, tërhoqën vëmendjen të martën gjatë një fotosesioni të ri për koleksionin e Rita Orës me markën popullore high street, Primark.
Ky bashkëpunim u shënua me një paraqitje spektakolare dhe stil të mrekullueshëm, duke theksuar se mosha është thjesht një numër.
Rita, e cila po promovon koleksionin e saj të fundit që përfshin veshje ideale për sezonin festiv, ishte e mahnitshme në një fustan të zi të thjeshtë dhe elegant, i cili pasqyronte përsosmërisht stilin ‘party’, shkruan DailyMail.
Ajo tregoi figurën e saj të pabesueshme teksa pozoi përpara kamerës në një sërë veshjesh, përfshirë një fustan midi të zi me një ndarje të guximshme lart kofshëve, i cili kushton vetëm 25 £ (30 euro).
Flokët e saj të lira dhe poza tërheqëse shtonin edhe më shumë shpirtin e natyrshëm dhe joshës të Rita Orës.
Në një tjetër moment të fotosesionit, Rita pozoi shtrirë në tokë, e mbërthyer në një pamje të mrekullueshme me një minifustan të zi të ngushtë dhe elegant
Një tjetër moment Rita veshi një kostum mahnitës, i qepur me një dantellë tërheqëse në pjesën e pasme të xhaketës dhe poshtë këmbëve të pantallonave me këmbë të gjera.
Në një tjetër fotografi, Rita e mbylli dukjen me një xhaketë të trashë me lesh të bardhë, të mbështjellë mbi supet e saj, duke pozuar e mbështetur në një tavolinë.
Përveç Ritës, në këtë fotosesion mori pjesë dhe nëna e saj Vera, 60 vjeçe, e cila po pozonte me një xhaketë sportive moderne, pantallona të shkurta, me një çantë të bardhë mbi supe dhe taka të zeza.
Vera ishte po ashtu shumë stil dhe e shfaqte me krenari elegancën e saj në çdo moment të fotosesionit.
Ky fotosesion i Ritës dhe nënës së saj, i mbushur me veshje tërheqëse dhe stil të lartë, është një dëshmi se mosha nuk është kurrë një pengesë për të qenë në krye të modës dhe për të treguar stil dhe elegancë në çdo moshë. /Telegrafi/