Ata kanë qenë miq të mirë, si pjesë e së njëjtës shoqëri për më shumë se një vit. Por gjërat duken se ata mund t’i kenë zhvendosur në një nivel më të lartë se sa flirti dhe lidhja e shkurtër. Rita Ora dhe Lewis Hamilton po hyjnë e po dalin në shtëpitë e njëri tjetrit.
Kampioni i Formula 1 është parë duke u larguar nga shtëpia e këngëtares në Londër pasi thuhet se kanë kaluar një natë “të egër” në pub-et e Londrës, duke festuar fitoren e tij në Grand Prix javën e kaluar. Ata gjatë daljes festive ishin të shoqëruar nga Ellie Goulding dhe modelja Winnie Harlow.
Lewis, 31 vjeçar, u pa në mëngjes duke dal bashkë me Ritën nga shtëpia, ku pas përshëndetjes ata u drejtuan në makinat e tyre, nga ku Rita vazhdoj për në aeroport.
Mediat raportojnë se Rita dhe Lewis duket se i kanë hyrë një lidhje serioze, sidomos pas kohës së kaluar në Ulqin, Mali i Zi.