Telegrafi

Rita Ora dhe Kygo publikojnë klipin e ri “Carry On” – kolona zanore e “Detective Pikachu”

Foto: Vevo/YouTube

Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, publikoi klipin e saj më të ri.

Këtë radhë, ajo vjen në bashkëpunim me artistin Kygo, për të interpretuar së bashku kolonën zanore të filmit “Detective Pikachu”.

Rita Ora (Foto: Dia Dipasupil/Getty Images/Guliver)

Ky projekt e ka sjellë më ndryshe këngëtaren shqiptare, për herë të parë si interpretuese të një kolone zanore për një film të animuar.

Që në orët e para të publikimit, kënga është pritur mirë nga fansat e filmit, dhe ka filluar të arrijë shifra të larta klikimesh në YouTube.

(Videoklipi “Carry On” nuk është i disponueshëm për Kosovë)

Rita përndryshe, muaj më parë ka lansuar edhe klipin e saj paraprak “Only Want You”, e cila njihet si një prej këngëve më të suksesshme të albumit të saj të rui “Phoenix”.

Ndërkohë, javë më parë, artistja shqiptare gjeti kohë që në mes të turit të saj të koncerteve, ta vizitojë edhe njëherë vendlindjen e saj, në një kauzë të përbashkët me organizatën e madhe UNICEF. /Telegrafi/

Rita Ora në Kosovë (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)