Rita Ora sa herë të del në ndonjë mbrëmje apo event të ndryshëm, ndiqet nga paparacitë e shumtë.
Ajo së fundi shkëlqeu në festën e “Love” dhe Miu Miu të Javës së Modës në Londër.
E veshur me një fustan të punuar me temina, Rita vodhi vëmendjen e të gjithëve.
Bizhuteria që kishte në qafë fustani, i jepte më shumë shkëlqim këngëtares shqiptare.
Por i njëjti fustan mesa duket është pëlqyer edhe nga modelja Gigi Hadid, e cila ka pozuar me të njëjtën veshje në kopertinën e revistës “Vogue Japoni”.
Theksojmë se kjo nuk është hera e parë që dyshen ta shohim në fustane të njëjta, pasi që edhe në të kaluarën ka ndodhur e njëjta. /Telegrafi/