Site icon Telegrafi

Rita Ora dhe Davina McCall mahnitin me dukjen elegante në spektaklin “The Masked Singer”

Davina McCall dhe Rita Ora tërhoqën vëmendjen me fustanet e shkurtë, teksa pozuan për pamjet e para përpara një episodi tjetër të The Masked Singer.

Dyshja kanë qenë pjesë e jurisë në shfaqjen e ITV-së që kur u transmetua për herë të parë në ekranet britanike në janar 2020 dhe u kthye përsëri në panel të shtunën mbrëma.

Davina, 56, dukej sensacionale me një fustan të shkurtë argjendi vezullues, i cili kishte mëngët e gjata dhe një fund të stilit peplum, shkruan DailyMail.

Ndërkohë, Rita shfaqi fizikun e saj të jashtëzakonshëm teksa kishte veshur një fustan të zi të shkurtë, i cili mburrej me teminat e argjendta dhe një të çarë lart në kofshë.

Dy anëtaret e jurisë janë shfaqur me humor, teksa kanë pozuar me njëri-tjetrin përpara shfaqjes.

Rita u fotografua gjithashtu duke ndarë një shaka me bashkëshortin e saj nga Zelanda e Re Taika Waititi, i cili dukej bukur në një ansambël krejt kafe dhe mbante një kafen në duar.

Duke folur përpara shfaqjes, Rita postoi: “Shumë argëtim sonte në @maskedsingeruk!! Çfarë mendojnë të gjithë për zbulimet e deritanishme, a e keni gjetur saktë?” /Telegrafi/

Exit mobile version