Ajo gjatë ditëve të kaluara është vërejtur duke vrapuar në brigjet e Ibizas me të dashurin e saj të ri, Romain Gavras.
Dhe Rita Ora ishte parë duke shijuar drekën e saj të së dielës në ishullin Balearic me kompani speciale, gjersa u takua me Kate Moss dhe vajzën e saj, Lila Grace.
Këngëtarja, 29 vjeçare, tërhoqi vëmendje në shëtitje pranë partnerit me një fustan saten ngjyrë blu e triko të hapur ngjyrë ari.
Duke u shfaqur atraktive për shëtitjet e saj nëpër rërën e artë, krijuesja e hitit “Hot Right Now” e kombinoi dukjen me një palë syze dielli me ngjyrë trëndafili dhe një kuletë të purpurt.
Me flokët e saj të bardhë të lidhur, ajo shkëlqeu më tej duke shtuar gjerdanë të ndryshëm, rrathë unazash e vathë të llojllojshëm.
Ndërkohë, supermodelja Kate dukej me plot stil në një palë pantallona të shkurtra të zeza, të cilat ajo i kombinoi me një triko ngjyrë të gjelbër.
Me flokët e valëzuara, superylli zgjodhi një palë syze dielli të veçanta e një çantë krahu për plazh.
Në anën tjetër, vajza 17 vjeçare e Moss mbante një triko të bardhë e xhinse të shkurtra me sandale të zeza.
Ajo kishte vënë një maskë, teksa e shoqëroi nënën e saj në një drekë me artisten shqiptare.
Udhëtimi i Ritës dhe Romain vjen pas zyrtarizimit të lidhjes së tyre fundjavën e kaluar.
Të njëjtit u fotografuan derisa po ktheheshin në shtëpinë e saj në Londër në orët e para të mëngjesit të së shtunës pas një feste.
Përveç Romain, të dashurit e mëparshëm të Ritës ishin: Calvin Harris, Andrew Garfield, Rob Kardashian, Andrew Watt dhe Ricky Hil.
Biondja gjatë karantinës ka qenë duke punuar në muzikë të re, ndërsa gjithashtu ka shijuar kohën me miqtë e saj në fshat. /Telegrafi/