Telegrafi

Rita Ora dhe 50 artistë me këngë bamirëse për të prekurit nga zjarri në Londër (Video)

Artistët më të famshëm të botës kanë publikuar edhe në Youtube, këngën bamirëse për të prekurit e zjarrit në kullën Grenfell.

‘Bridge Over Troubled Water’ ishte projekti muzikor i ideuar nga Simon Cowell që ka thyer rekordin botëror duke marrë mbi 541 mijë klikime që në minutat e para.

Kjo është shitur më shpejt se çdo këngë tjetër prej një dekade dhe ka fituar rreth 350 mijë dollarë deri tani, transmeton Telegrafi.

Më shumë se 50 yje të skenës botërore, duke përfshirë edhe Rita Orën janë bërë pjesë e këngës, nga e cila do vijnë shumë të ardhura për të mbështetur familjet dhe të mbijetuarit.

Fillimisht u publikua në faqen online të ‘artistsforgrenfell.com’ ku mund të shkarkohej për 2 dollarë. /Telegrafi/