Telegrafi

Rita Ora detyrohet t’i fshijë dhe t’i postojë sërish dy fotografi pasi fansat e akuzuan për ‘photoshop’

Rita Ora u detyrua t’i fshijë dhe t’i postonte sërish dy fotografi tëheqëse, pasi fansat e akuzuan për përdorimin e ‘photoshop-it’ në njërën prej imazheve.

Këngëtarja, 29-vjeçare, dukej e mahnitshme e veshur në një palë sytjena të bardha pas stërvitjeve që kishte bërë.

Por fansat e saj reaguan menjëherë pasi kishin parë ‘një dritare të shtrembëruar’ në sfond të këtyre fotografive.

Rita Ora (Foto: Instagram)

Megjithatë, krijuesja e hitit “Anywhere” fshiu fotografitë pas reagimeve dhe i publikoi siç i kishte realizuar pa ndërhyrjen e ‘photoshop-it’.

Lexo po ashtu Rita Ora me poza atraktive nga palestra

“Ajo me të vërtetë hoqi photoshop-in dhe i postoi sërish”, ka shkruar një fans i saj.

“Gjë e mirë ju keni rregulluar dritaren mbrapa”, shkroi një tjetër.

“Ju jeni e bukur, ju lutem mos e përdorni photoshopin”, reagoi një tjetër ndjekës i yllit shqiptar.

Rita Ora (Foto: Instagram)

Këngëtarja kishte vënë një sërë byzylykësh të arit, ku në njërën prej tyre shkruante ‘Daddy’ apo në gjuhën shqipe “Baba”.

Rita po ashtu u shfaq tërësisht natyrale, gjersa mori vëmendje edhe me këtë paraqitje të saj.

Rita Ora (Foto: Instagram)

Këto imazhe të artistes së njohur erdhën pas postimit ku tregoi për eksperiencën e saj si refugjate.

Në mesin e shumë gjërave, ajo flet për paragjykimet dhe racizmin që është përballur, kjo meqë ishte një emigrante nga Kosova në Mbretërinë e Bashkuar. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Instagram)