Site icon Telegrafi

Rita Ora del e zhveshur në temperaturat -1 gradë celsius (Foto)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, jo pak herë është diskutuar për fizikun e saj.

Shpesh ajo bie në sy për pozat e saj tërheqëse, në të cilat gjithnjë di të shfaqet atraktive.

Rita Ora, gjithnjë atraktive (Getty Images)

Së fundmi, ajo ka publikuar një imazh në InstaStory, ku është shfaqur sërish e zhveshur, ndonëse temperaturat ndodheshin në minus.

Këtë fotografi, ajo e ka realizuar në New York, vendi ku edhe është duke qëndruar aktualisht!

Ndërkohë, ajo vazhdon të jetë shumë e angazhuar me koncerte, duke promovuar këngët e saj të suksesshme të vitit të kaluar.

Pritet që së shpejti, këngëtarja Ora të sjell edhe projektet e saj të para për vitin 2018. /Telegrafi/

 

Exit mobile version