Telegrafi

Rita Ora me dedikim të veçantë për motrën në ditëlindjen e 34-të

Foto: Getty Images

Motra e Rita Orës, Elena Ora, feston sot (e premte) ditëlindjen e 34-të.

Ajo me këtë rast ka marrë urime të shumta nga miqtë e ndjekësit, përfshirë këtu edhe një të veçantë nga ylli i famshëm.

Krijuesja e hitit “Anyëhere” ka ndarë disa fotografi në InstaStory, me anë të të cilave uron të motrën.

Foto: Screenshot/Instagram

“Shumë urime për këtë shpirt të pastër”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë njërës prej imazheve.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Elena Ora

Elena vlen të ceket se është edhe menaxhere e Ritës që e shoqëron në thuajse çdo event.

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo e ka udhëhequr karrierën e këngëtares tashmë me renome botërore që kur ishte 18 vjeçare.

Rita ndryshe është bërë një emër mjaft i suksesshëm jo vetëm në muzikë, pasi deri më tani ka bashkëpunuar edhe me brende të njohura. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram