Telegrafi

Rita Ora me dedikim prekës pas vdekjes së shoqes së saj, prezantueses Caroline Flack

Rita Ora (Foto: Instagram)

Dje (e shtunë) prezantuesja Caroline Flack është gjetur e vdekur në banesën e saj në Londër.

Lajmi për vdekjen e 40-vjeçares erdhi pas problemeve që kishte pasur me të dashurin e saj, i cili akuzoi për sulm fizik.

E njëjta me këtë rast duhej të paraqitej në gjykatë më 4 mars për t’u përballur me këto akuza.

Caroline Flack (Foto: Getty Images/Guliver)

Vdekja e saj ka tronditur të gjithë dhe një reagim për këtë e bëri edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Biondja ka publikuar një fotografi krah saj në Instagram duke shprehur admirimin që kishte për të.

“Caroline ishe një dritë e vërtetë për këdo që takove. Unë akoma mund të të dëgjoj të qesh tani, të gjithë e dinin se ishte qeshja jote! Unë ndjehesha e bukuar që të kisha shoqe. Shpresoj se vdekja jote nuk është e kotë dhe një mësim mësohet sot. Le t’i themi ndal poshtërimit publik, sharjes dhe ngacmimit nga media. Le të ndalojmë së synuari të rinjtë. Le të qëndrojmë së bashku dhe të përdorim mediat sociale më me përgjegjësi. Le të mendojmë para se të shkruajmë. Ju lutemi shikoni përreth për të parë se cili nga miqtë, familja juaj ka nevojë për mbështetje. Shumë dashuri për Caroline Flack dhe familjen dhe miqtë e saj gjatë këtyre momenteve tragjike”, ka shkruar në shkrimin e saj Ora.

Caroline u bë më e njohur për pjesëmarrjen e saj në “Love Island”, por që më pas u tërhoq pas padisë për ushtrim dhune. /Telegrafi/