Telegrafi

Rita Ora me dedikim prekës ndaj gjyshes së ndjerë

Foto: Rita Ora/Facebook

Gjatë kësaj të enjte, këngëtarja shqiptare Rita Ora, ka marrë një lajm të kobshëm, kjo pasi gjyshja e saj ka ndërruar jetë.

Fillimisht, një gjë të tillë e kanë bërë të ditur burime të Telegrafit që informuan për vdekjen e saj.

Ditën e sotme (e shtunë), përmes rrjetit social Facebook, Rita ka bërë një dedikim prekës ndaj gjyshes së saj, teksa ndan edhe imazhe me të.

“E dashur gjyshe, ti ishe personi më i i këndshëm, punëtor dhe i pavarur që kam njohur ndonjëherë. Çdo ditë që ajo dilte të ecte, vishej dhe dukej për mrekulli, shkonte të merrte kafe pa ndonjë ndihmë nga dikush, asaj nuk i nevojitej”.

Lexo po ashtu Ndërron jetë gjyshja e Rita Orës

“Ajo ishte shumë e dashur, e fortë dhe shumë qesharake. Zot, ne qeshnim edhe kur ajo tregonte të vërtetën. Por, ajo dashuronte dhe kujdesej me të gjithë zemrën. Do të më mungosh çdo ditë. Pusho e qetë afër gjyshit dhe e di se ju do të na mbështetni dhe udhëzoni. Mundohuni të mos festoni shumë atje në parajsë, sepse unë do të kem fomo (ankthi i të përjetuarit një ngjarje në një vend tjetër). Të dua ‘nan’”, ka shkruar ajo në postim.

Foto: Rita Ora/Facebook

E ndjera është varrosur në Kosovë, në praninë e vetëm familjarëve të ngushtë, pasi pandemia coronavirus ka pamundësuar ardhjen e të afërmve të tjerë.

Ndërkaq, gjyshërit e Rita Orës nga ana e nënës nuk ishin të panjohur për publikun, pasi këngëtarja është mbesa e Osman Bajraktarit, që në kohën e Ish-Jugosllavisë ishte konsull në Ish-BRSS. /Telegrafi/