Ajo kurrë nuk arrin t’i zhgënjejë fansat e saj sa i përket stilit.
Dhe Rita Ora dukej e pabesueshme ndërsa promovoi këngët e mini-albumit të saj më të fundit, “Bang”, në Instagram të hënën, shkruan DailyMail.
Këngëtarja, 30 vjeçe, debutoi me pamjen e saj të re me flokë ngjyrë portokalli të lehtë, ndërsa mori vëmendjen me dekoltenë e hapur.
“’Bang Bang’, drejtpërdrejt në zemrën time”, shkroi këngëtarja krahas fotografive pikante ndërsa promovonte EP-në e saj të fundit, “Bang”.
Rita dukej e bujshme ndërsa qëndronte përballë një pasqyre në veshjen e ngushtë prej lëkure që ofronte një pamje të detajuar të belit dhe gjoksit me detajet e prera.
Ajo paraqiti një pamje tërheqëse me makijazh argjendi të shndritshëm dhe buzëkuq të theksuar.
Dhe interpretuesja e hitit “For You” i la flokët e saj në një model të ngritur lartë.
Kjo paraqitje e saj vjen pak ditë pasi Rita publikoi në rrjetet sociale disa fotografi me flokët e kuqe të enjten.
Rita dukej rrezatuese në një mori fotografish ndërsa merrte poza të ndryshme para kamerës.
Duke punuar shumë, Rita zbarkoi në Australi në fillim të shkurtit për të xhiruar sezonin e ri të “The Voice”, dhe shfaqja tani ka përfunduar zyrtarisht prodhimin.
Sipas The Daily Telegraph, producentët kanë filmuar disa variante përfundimesh në mënyrë që ta mbajnë të fshehtë identitetin e fituesit.
Finalja u xhirua të dielën e kaluar në Carriageworks në Sydney, me trajnerët: Rita, Guy Sebastian, Keith Urban dhe Jessica Mauboy të pranishëm. /Telegrafi/