Site icon Telegrafi

Rita Ora dashurohet në Rimmel (Foto)

Rita Ora vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave rozë botërore.

Pas ndarjes prej Harry Styles, këngëtarja shqiptare është përfolur shumë për lidhjet e reja të dashurisë.

Së fundi, Rita ka zbuluar se ka rënë në dashuri, por kësaj radhe zemrën ia ka falur buzëkuqit të ri të markës Rimmel, transmeton Telegrafi.

Në llogarinë personale në Instagram përmes një imazhi tejet seksi ajo shkruan se ‘krejtësisht është dashuruar në buzëkuqin e ri’.

Ndryshe, përveç kësaj marke Rita është imazh i pijes freskuese Coca Cola si dhe shumë markave tjera botërore.

Exit mobile version