Site icon Telegrafi

Rita Ora blen shtëpi të re në Prishtinë

Superylli botëror, Rita Ora, ka investuar në vendlindje.

Bukuroshja duket se është kujdesur për një shtëpi të re për të dhe familjen e saj.

Lajmin e ka konfirmuar vet babai i këngëtares, Besnik Sahatçiu, i cili ka postuar fotografi në Facebook me një përshkrim që konfirmon blerjen e shtëpisë.

“Të lumtur për shtëpinë tonë të re në vendlindjen tonë në Prishtinë”, u shpreh babai i Ritës në postimin e tij në Facebook.

Prindërit e Rita Orës si duket po qëndrojnë në Prishtinë, pasi edhe kaluan pushimet në bregdetin shqiptar në Sarandë.

Rita Ora vazhdon me angazhimet e saj, por tash si duket ajo ka një shtëpi të re në Prishtinë. /Telegrafi/

Exit mobile version