Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është kthyer në personazhin më të përfolur të momentit në trevat shqiptare.
Kjo pasi në rrjetet sociale po qarkullon një video, e cila e shfaq atë me flamurin serb gjatë një paraqitje në festivalin Szegedi Ifjusagi Napok – SZIN, në Hungari.
Gjatë performancës në publik, asaj i është dhënë një flamur ( i cili ka qenë i Serbisë), dhe këngëtarja pa e shikuar fare e ka marrë me vete në krah.
@orgerta #ritaora #flamuriserb #tiktokorgerta ♬ original sound – Kacurrele ???
E kur është ngjitur në skenë, interpretuesja e hitit “Anywhere” ka menduar që ka me vete në krah flamurin e shtetit nikoqir, pra atë të Hungarisë.
Më pas, në një video tjetër, Ora mund të shihet teksa e shikon disa herë me mëdyshje se çfarë flamuri ka në dorë – gjersa nuk mund ta kuptojë bash mirë përderisa është e koncentruar te interpretimi.
Dhe në fund, Rita e ka larguar flamurin në fjalë duke qenë në mëdyshje për atë se çfarë ka mbajtur në duar gjatë gjithë kohës.
Rita Ora përndryshe është shpallur Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës në vitin 2015, nga presidentja e atëhershme, Atifete Jahjaga. /Telegrafi/