Telegrafi

Rita Ora bën daljen e parë televizive që pas skandalit të ditëlindjes ilegale

Rita Ora u rikthye në ekran, duke bërë daljen e parë televizive për herë të parë që kur theu rregullat anti-covid.

30-vjeçarija e cila hodhi poshtë rregullat e coronavirusit duke organizuar ilegalisht një festë ditëlindjeje në nëntor, u rikthye në panelin gjykues të spektaklit të talenteve “The Masked Singer”.

Sezoni i dytë i këtij spektakli filloi në Boxing Day me Jonathan Ross dhe Davina McCall, shkruan The Sun.

Covid detyroi aktorin amerikan Ken Jeong të qëndronte në Sh.B.A., kështu që zëvendësohet nga komediani Mo Gilligan.

Fansat e spektaklit “The Masked Singer” mbajnë maska ​​nga audienca e studios, ndërsa gjyqtarët janë të ndarë me ekrane të mëdha prej xhami.

Ora u lajmërua edhe në Instagram për fansat e saj, duke publikuar disa fotografi atraktive nga dukja e saj glamuroze, me të cilën u paraqit në spektakël.

“Është rikthyer! Unë jam shumë e lumtur që sezoni i dytë i ‘The Masked Singer” fillon sonte! Le të shkojmë!”, ka shkruar shqiptarja në Instagram.

Muajin e kaluar The Sun zbuloi se Rita theu rregullat në nëntor, duke organizuar një aheng për 30 persona në një restorant në Londrën Perëndimore.

Ajo më vonë kërkoi falje dhe ofroi të paguante një gjobë prej 10,000 funtesh.

“The Masked Singer” është një shfaqje në Mbretërinë e Bashkuar ku personazhet e famshëm veshin kostume të çuditshme për të fshehur identitetin e tyre – dhe është detyra e panelit gjykues që ta gjejnë se kush fshihet prapa tyre.

Konkurrentët janë të detyruar ta mbajnë atë sekret – madje edhe nga familjet e tyre – derisa të shfaqet spektakli. /Telegrafi/