Site icon Telegrafi

Rita Ora bëhet nostalgjike për pushimet e fëmijërisë, publikon fotografi të vjetra nga arkiva

Rita Ora (Foto: Sam Bagnall/Handout/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është shumë e angazhuar me prurje të reja muzikore dhe koncerte të shumta.

“Ritual” mban titullin kënga e saj më e fundit, e cila është pritur shumë mirë nga fansat e saj të shumtë.

Rita Ora (Foto: Matt Dunham – WPA Pool/Getty Images/Guliver)

Duke qenë se po i bjen të punojë edhe në ditët e nxehta të verës, Rita duket se nuk ka gejtue ende kohë për pushime.

Si rrjedhojë, ajo është bërë nostalgjike për pushimet që bënte në fëmijërinë e saj dhe për këtë ka ndarë me ndjekësit e saj disa fotografi të vjetra, të realizuara gjatë pushimeve verore në fëmijërinë e saj.

Foto: Rita Ora/InstaStory

“Koha e verës e mirë”, ka shkruar këngëtarja me prejardhje shqiptare në mbishkrimin e këtyre fotografive.

Kujtojmë që Rita një pjesë të mirë të pushimeve të saj i ka kaluar bashkë me familjarët në Ulqin, si rrjedhojë e afërsisë me Kosovën, vend në të cilin ata vinin gjatë verës kur ajo ishte më e re. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Jon Kopaloff/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version